KURSET VERORE NE ANGLI

*Wisdom Center ofron kurse verore në Britaninë e Madhe në bashkëpunim me Universitete Angleze. Kohëzgjatja e këtyre kurseve është 2 javë dhe janë të organizuara në formën e shkollave verore ku studenti merr njohuri por edhe argëtohet njëkohësisht.


*Programi ka disa vjet që vazhdon rregullisht dhe interesimi i studentëve tanë është i madh. Jemi ndër të paktat shkolla që realizojnë një projekt të tillë interesant.Synimi ynë është që njohuritë e studentëve të plotësohen duke bërë një tur interesant kulturor si dhe të praktikohet gjuha e folur.



*Dërgimi i studentëve bëhet duke zbatuar një program rigoroz si dhe duke theksuar korrektësinë dhe rregullsinë e dokumentacionit të studentëve duke paraqitur kësisoj seriozitet.



*Programi është interaktiv, stimulon projektet, komunikimin animativ dhe role play, argëtimin, sportin, workshop-et, punën në grup etj.



*Për të aplikuar në këto kurse duhet të jesh student i shkollës prej disa nivelesh si dhe të plotësohen disa kritere bazë në një format aplikimi të shkollës sonë. Gjithashtu duhet të paguhet një pagesë e veçantë për të gjithë programin dhe kostot që përfshin.