HISTORIKU
*Qendra e Gjuhëve të huaja Wisdom është themeluar në vitin 1997 si pjesë përbërëse e aktivitetit të shoqërisë Arlind sh.p.k., sot Shoqëria Wisdom sh.p.k. Në fillim të vitit 1998 Wisdom u hap për herë të parë në Rrugën Bardhyl ngjitur me gjimnazin ÇAJUPI në një objekt të ri. Më pas shkolla u transferua pranë gjimnazit Sami Frashëri, Rruga e Barrikadave ku sot ndodhet Wisdom 1. Me zgjerimin e aktivitetit u ndërtua filiali i dytë Wisdom 2 në Bulevardin Gjergj Fishta e me radhë filialet e rretheve Elbasan, Durrës, Lushnjë, Kombinat..

Pasi aplikoi të rejat më të fundit shkencore për kohën, teknologjinë audiovizuale, dhe sidomos studimin me Kompjuter e CD që asokohe qe një risi e pa aplikuar më parë, Wisdom Center pati një hop të fuqishëm cilësor dhe u shndërrua shumë shpejt në një institucion lider duke spikatur në treg për Organizim të fortë, struktura të rregullta e të sigurta, seriozitet e cilësi në shërbime si dhe kualitet të lartë në mësimdhënie.

Wisdom u bë shumë shpejt një personifikim i denjë i ambicjeve profesionale të drejtuesve të tij jo vetëm si një biznes i suksesshëm por edhe si një Institucion që transmeton dije dhe kulturë në të gjitha aspektet.
Për këtë drejtuesit janë përpjekur gjithmonë ta mbajnë shkollën në nivelet më të larta si dhe në korrent me ndryshimet e kohës cka ka bërë që në harkun kohor prej 9 vjetëve Wisdom të jetë gjithnjë i sukseshëm dhe lider në fushën e mësimdhënies së gjuhës Angleze.

*Të gjitha kurset e zhvilluara pranë shkollave Wisdom janë të liçensuara nga ministria e Arsimit dhe Shkencës një garanci më tepër kjo për realizimin e ëndrrave tuaja.

*Çertifikata Wisdom është prestigj për ju dhe ambiciet tuaja profesionale në tregun e punës.

*Studentët që përfundojnë ciklin e plotë të niveleve pranë Qendrave Wisdom pajisen me Final Diploma, një përmbledhje e rezultateve të të gjithë niveleve.

*Ambiciet tona synojnë të realizojnë ciklin e plotë 9-vjecar, të mesëm si dhe realizimin e projektit më të madh: Universitetin WISDOM. Projektet janë gati për zbatim në bashkëpunim me Universitetin S.Pio V në Romë. Qëllimi ynë është të ofrojmë një diplomë të Komunitetit Europian për studentët shqiptarë.