SHERBIMET DHE INFRASTRUKTURA
Wisdom Center ofron një studim metodikor në të gjitha aspektet e mësimit të gjuhës së huaj. Për këtë shkollat janë të pajisura me një infrastrukturë moderne e të kompletuar.

*Të gjitha shkollat Wisdom janë të pajisura me sistem audio individual për mësimin me kasetë dhe CD audio në klasë. Të gjitha klasat kanë kufje, manjetofonë.

*Klasat janë të pajisura gjithashtu edhe me sistem Video dhe DVD për mësimet me Video dhe DVD. Mësimi me Video bëhet me metoda të Oxford-it shoqëruar me librin përkatës, ndërsa mësimi me DVD bëhet me DVD mësimore profesionale shoqëruar me ushtrimet përkatëse.

*Disa prej klasave janë animative duke iu përshtatur moshës dhe natyrës së grupeve që mësojnë në to. Psh për grupet Fanfare kemi Fun Class etj.

*Çdo shkollë ka në infrastrukturë dy laboratorë kompjuterikë.

-Laboratori i parë është për mësimin me kompjuter në grup me mësuesen ku zhvillohet ora interaktive e CD-rom, shpjegohet mësimi, bëhen ushtrime dhe argëtohen njëkohësisht. CD-rom janë profesionale, të përshtatura me temat mësimore per nivelin përkatës.

-Laboratori i dytë është për punë individuale në kompjuter ku studenti praktikon njohuritë e marra në grup qoftë me CD, qoftë me DVD. Qendra disponon CD e DVD të tjera jashtë programit mësimor që mund të jenë lojëra, histori, filma e dokumentarë me titrim anglisht. Kjo orë pune ofrohet falas nga qendra.
Puna në të dy laboratorët ndiqet nga inxhinierët të cilët ndihmojnë studentët dhe pedagoget në aspektin teknik si dhe mirëmbajnë pajisjet.

*Shkollat Wisdom janë të pajisura me klasa të ndërtuara për seancat Speaking (praktikim të foluri) ku secili prej studentëve ka mikrofonin e vet dhe mund të diskutojë, të regjistrojë diskutimin e vet apo të grupit dhe të reflektojë mbi të si dhe të japë opinione më pas.

*Gjithashtu me intervale të rregullta përgjatë programit organizohet kinemaja në grup ku shihen filma me DVD të titruar dhe diskutohet më pas mbi fjalorin dhe përmbajtjen e tyre.

*Qendra Wisdom disponon një bibliotekë të pasur me literaturë alternative me të cilën përgjithësisht përpiqemi të shoqërojmë metodën si nga pikëpamja e fjalorit ashtu edhe nga pikëpamja e nivelit.

Një pjesë e mirë e librave është e shoqëruar me CD audio ose kasetë për të praktikuar ushtrimet me dëgjimin. Çdo student ka të drejtën të punojë me librat e shkollës në bibliotekë duke patur mundësinë të zgjerojnë diapazonin e njohurive dhe kulturës.

*Për studentët tanë ofrojmë Internetin me një pagesë simbolike në mënyrë që të zgjerojmë mundësitë e komunikimit.