KURSET E GJUHES ANGLEZE DHE KOMPJUTERIT
Metodat janë botime të Oxford University Press.

Fanfare:
Fanfare është kurs me 4 nivele i përgatitur për fëmijët e moshës 7-10 vjeç. Objektivat e këtij kursi janë që t’u japë mundësinë fëmijëve të fillojnë të komunikojnë në gjuheën angleze në situatat e përditshme, t’i inkurajojë që të punojnë në mënyrë të pavarur dhe gjithashtu të bashkëpunojnë me shokët/ shoqet e klasës në lojëra dhe projekte të ndryshme. Kjo metodë shoqërohet me 4 libra jashtë shkollorë që përshtaten me temat mësimore, stimulojnë aktivitetin krijues dhe pjesëmarrjen aktive të nxënësve. Periudha kohore e programit është 7 muaj, për çdo nivel. Mësimi zhvillohet 2 herë në javë, seanca 60 minuta, si dhe një seancë falas punë interaktive me CD ose DVD.

Open Doors
Open Doors është një kurs me 3 nivele beginner, elementary dhe pre- intermediate, për studentët e moshës 10-14 vjeç, i cili kombinon metodologjinë më të mirë me tema të ndryshme, të cilat i tërheqin studentët. Kjo metodë shoqërohet me një paketë me 2 libra jashtë shkollor që punohen gjatë ciklit.Kursi ofron një prezantim të qartë dhe praktikë të plotë të gjuhës, duke inkurajuar studentët të flasin për tema të ndryshme në gjuhën angleze, teknika mësimi të pavarura, projekte dhe tregime. Kohëzgjatja për çdo nivel është 7 muaj. Mësimi zhvillohet 3 herë në javë me seanca 60 minuta dhe një seancë falas punë interaktive me CD ose DVD.

HEADWAY METHODS
Headstart
Headstart është një kurs fillestar për të rritur i cili ofron një program gramatikor të kufizuar dhe të përcaktuar qartë, një përzgjedhje të kujdesshme të fjalorit, praktikim të rëndësishëm të shprehjeve të zakonshme dhe të gjuhës së përditshme. Kohëzgjatja është 2,5 muaj, 3 seanca 90 minuta çdo javë, plus një seancë falas punë interaktive me CD ose DVD.

New Headway Elementary
New Headway Elementary është një kurs i nivelit të dytë për të rritur i cili ofron bazat e strukturës së gjuhës, gramatikën bazë, fjalorin dhe funksionet e gjuhës angleze. Mundëson studentët të praktikojnë gjuhën e folur në situata të përditshme. Kohëzgjatja është 4.5 muaj, 3 seanca 90 minuta në javë, plus një seancë falas për punë interaktive me CD ose DVD.

New Headway Pre- Intermediate
Është një kurs i nivelit të tretë për të rritur, gjatë të cilit studentët gradualisht kuptojnë gramatikën dhe fjalorin e gjuhës Angleze, dhe gjithashtu ato zgjerojnë aftësitë e tyre për të përdorur njohuritë e tyre në komunikim. Kohëzgjatja është 4.5 muaj, 3 seanca 90 minuta në javë, plus 1 seancë falas për punë interaktive me CD ose DVD.

New Headway Intermediate
Headway Intermediate është një kurs i nivelit të katërt për të rritur, i cili prezanton detaje të reja për të nxitur studentët e nivelit mesatar dhe për t’i siguruar që të mësuarit e gjuhës Angleze është interesant dhe motivues. Kursi paraqet trajnim të thellë të gramatikës, program leksikor të fuqishëm dhe tema të përgjithshme. Kohëzgjatja është 4.5 muaj, 3 seanca 90 minuta mësimore në javë, plus një seancë falas për punë interaktive me CD ose DVD.

New Headway Upper- Intermediate
Headway Upper- Intermediate është një kurs i nivelit të pestë për të rritur. Në këtë nivel temat gramatikore janë të trajtuara deri në detaje në mënyrë që studenti të perceptojë sistemet e ndryshme të gjuhës Angleze, dhe tekstet e reja mësimore të marra nga fusha të ndryshme ofrojnë informacione të ndryshme dhe fjalorin e duhur për studentët. Kohëzgjatja është 5 muaj, 3 seanca mësimore 90 minuta në javë, plus një seancë falas për punë interaktive me CD ose DVD.

New Headway Advanced
Headway Advanced është një kurs i nivelit të gjashtë për të rritur, i cili stimulon interes dhe diskutim rreth temave bashkëkohore ndërkombëtare, dhe ndihmon studentët të bëhen më të aftë në përdorimin e gjuhës Angleze dhe të gramatikës. Kohëzgjatja është 5 muaj, 3 seanca mësimore 90 minuta plus një seancë falas për punë interaktive me CD ose DVD.

New Methods (Projekte pilot)
Chit chat
Chit-Chat është një kurs me 2 nivele pët fëmijët e moshës 7-10 vjeç. Është një metodë shumë e përshtatshme për fëmijët që fillojnë të mësojnë Anglisht. Ofron një gramatikë të kufizuar, aktivitete dhe ilustrime, këngë dhe lojra, për t’i ndihmuar fëmijët të mësojnë dhe të praktikojnë gjuhën Angleze në një mënyrë të kënaqshme dhe interesante. Kohëzgjatja për çdo nivel është 6 muaj, 2 seanca 60 minuta plus një seancë falas për punë interaktive me CD ose DVD.
(Kjo është një metodë eksperimentale e cila po aplikohet së fundmi në disa grupe pilot.)

New Method Adventures
Adventures është një kurs i gjuhës Angleze për adoleshentët e moshës 12-16 vjeç, i përbërë nga 4 nivele: Starter, Elementary, Pre- Intermediate dhe Intermediate. Kursi ofron tema motivuese, të cilat i tërheqin adoleshentët, program gramatikor të qartë, një trajtim sistematik të ndërtimit të fjalorit dhe aktivitete të këndshme të cilat motivojnë studentët të aktivizohen plotësisht në klasë. Kohëzgjatja është 6.5 muaj, 3 seanca mësimore 60 minuta, plus 1 seancë falas në CD ose DVD.
(Kjo është një metodë eksperimentale e cila po aplikohet së fundmi në disa grupe pilot.)

Kurset e Kompjuterit
Pranë Qendrave tona ofrohen gjithashtu kurse kompjuteri me modulet bazë për fillestarë. Punohet me programet 2005: Windows XP, Word , Excel, Explorer, Power Point dhe Internet. Inxhinierët e shkollës sonë kanë botuar një libër posacerisht për studentët tanë ku janë të shpjeguar në detaje programet. Gjithashtu ky libër shërben edhe si një manual praktik me udhëzime si të instalohen programe, pajisje dhe me ushtrime praktike për secilin prej moduleve.