OFERTAT SPECIALE
Clockwise
Clockwise është një seri kursesh të shkurtëra të plotë në nivelet Elementary, Pre- Intermediate, Intermediate, Upper-Intermediate dhe Advanced. Kursi është përgatitur për studentë që duan të kenë progres efektiv dhe praktik në një kohë të shkurtër, duke përmirësuar të folurën rrjedhshëm, duke rifreskuar pikat kyçe të gramatikës dhe duke zgjeruar fjalorin e përditshëm. Kohëzgjatja për çdo nivel është 1.5 muaj, 1 seancë falas punë interaktive me CD ose DVD. Zakonisht Clockwise është një ofertë Verore me çmime të ulëta dhe ritme intensive mësimi, por praktikohet edhe gjatë vitit mësimor për studentë me specifika të veçanta.

Business objectives
Business objectives është një kurs i shkurtër për menaxherë dhe studentë të ekonomikut, i cili ofron pikat kyçe të funksionimit dhe të bashkëveprimit në biznes, në mënyrë që studentët të përdorin gjuhën që mësojnë në eksperiencën e tyre të punës. Kohëzgjatja është 5 muaj, 3 seanca mësimore 90 minuta, plus 1 seancë falas me CD & DVD.

English for politicians
Gjuha angleze për politikanët është një metodë për personat që duan të futen në karrierën politike si dhe ata politikane qe jane pjese e saj per te mësuar shprehitë bazë dhe format e komunikimit në fushën e politikës. Qëllimi kryesor i këtij kursi është prezantimi i ideve bazë të teorisë dhe praktikës politike për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e duhura në kete fushe.

Wisdom Membership – Është një ofertë speciale për studentët që bëjnë disa nivele në Qendrat tona. W.M. është një kartelë me fotografi, ku paraqitet identiteti i studentit, niveli kur ka filluar kursin. Nëse studenti i pajisur me W.M. kalon në nivelin pasardhës përfiton 5% ulje të pagesës së kursit. Duhet që studenti të ketë zhvilluar të paktën një kurs pranë qendrës tonë.

* Një ofertë tjetër e veçantë është për rastet kur kemi dy persona nga një familje ~ ofrojmë një ulje prej 10 % të pagesës së kursit për secilin prej kursantëve.

*Gjithashtu Qendrat Wisdom ofrojnë vazhdimisht ulje sezonale çmimesh, zakonisht në raste festash apo gjatë periudhës së verës si dhe sipas specifikave që ka çdo filial në përputhje me natyrën e zonës gjeografike dhe nivelin ekonomik të saj.

Summer School – Në periudhën e verës Qendrat Wisdom organizojnë kurse 1-mujore verore për fëmijët nga 8 deri 12 vjeç, ku fëmija zhvillon 5-6 orë kurs në ditë duke përfshirë edhe një snack bar ndërmjet. Kursi nuk është kurs i mirëfilltë, librat janë libra artistikë jashtë shkollorë, me lojëra, orë interaktive dhe krjuese, CD dhe DVD, drama dhe teatër, festa dhe shfaqje etj. Dy herë në javë qendra organizon ekskursione në qendra historike, kulturore dhe turistike si dhe një ditë në pishina. Është një kurs që zhvillohet pikërisht për ata fëmijë që nuk shkojnë me pushime jashtë qytetit në mënyrë që të kalojnë këndshëm një pjesë të ditës.

Grammar revision –- Është një material i koncentruar gramatikor për të gjitha nivelet. Fokusohet krejtësisht në forcimin dhe përmirësimin e njohurive gramatikore për studentë që mund të kenë mangësi në këtë drejtim. Zakonisht është një kurs që zhvillohet gjatë verës por mund të zhvillohet edhe gjatë vitit për studentë me specifika të vecanta. Në verë zhvillohet intensiv dhe kohëzgjatja varion në varësi të specifikave të grupit. Çdo libër shoqërohet me CD audio për ushtrimet me dëgjimin.