*Wisdom Center ka një staf
të përgatitur e profesional. Kurset e ofruara
nga Wisdom Center zhvillohen nga pedagogë të
kualifikuar dhe me experiencë. Stafi ynë pedagogjik
karakterizohet nga një përgjegjësi e
lartë profesionale, seriozitet, cilësi dhe
korrektesë.
*Ne stimulojmë punë skuadre me stafin si
dhe i japim prioritet burimeve njerëzore me vlerat
që kanë si dhe synojmë në rritjen
e vazhdueshme të nivelit të tyre profesional
duke zhvilluar vazhdimisht trajnime, seminare, diskutime,
projekte eksperimentale për të testuar risitë
në metoda apo programe.Qëllimi është
që të ofrojmë standartin më të
lartë të mësimdhënies.
*Pasioni dhe përkushtimi në punë është
një karakteristikë e veçantë
që ndikon pozitivisht në cilësinë
e mësimit. Wisdom mirëpret të gjitha
idetë e stafit për përmirësimin
e vazhdueshëm të punës.
*Kriteret e pranimit si pjesë e grupit tonë
të punës janë:- Diploma e Universitetit
në degën Anglisht,-Lista e notave dhe përgatitja
universitare,-Eksperienca në mësimdhënie,-Testimi
me shkrim,-Testimi me gojë me komision si dhe
aftësi të tjera profesionale.
*Përveç stafit pedagogjik kemi një
grup pune mjaft energjik në administrimin e filialeve,
në sekretaritë e Qendrave Wisdom, inxhinierët
si dhe profesione të tjera ku fokusohet një
volum pune i madh në lidhje me organizimin e
punës, në paraqitjen e shërbimeve,
në plotësimin e nevojave të studentëve
dhe në mbarëvajtjen e punës. Ky staf
karakterizohet nga një përgjegjësi
e lartë, kualitet dhe seriozitet.
*Ne gjendemi shumë më pranë studentëve
dhe rrisim cilësinë e shërbimeve.