WISDOM 1
*Wisdom 1 ndodhet në Rrugën e Barrikadave pranë gjimnazit Sami Frashëri. Me një experiencë shumëvjeçare në mësimdhënie Wisdom është lider si nga pikëpamja didaktike ashtu edhe për sa i përket infrastrukturës dhe shërbimeve që ofron.

*Wisdom ofron një cilësi të lartë shërbimesh duke përmbushur nevojat dhe pritshmëritë tuaja në të gjithë aspektet. Suksesi juaj është një detyrim për ne !!!

*Ambjentet e të gjithë shkollave Wisdom janë nga më modernet, me ndriçim optimal, hapësira të mjaftueshme dhe infrastrukturë moderne. Klasat variojnë nga 10 -12 studentë maksimumi duke ju ofruar studentëve mundësinë e një studimi cilësor e të thelluar.

*Klasat janë të pajisura me teknologji moderne audio-vizuale duke përforcuar teknikat tradicionale të mësimdhënies. Qëllimi ynë është që të sigurohet një studim metodikor dhe didaktik në të gjitha drejtimet duke ndihmuar studentët në absorbimin e plotë të materialeve dhe përgatitjen cilësore të tyre.

*Gjithashtu ne përpiqemi të bëjmë maksimumin për studiuesit tanë të vegjël. Kemi organizuar klasa animative dhe programe krijuese ku fëmija jo vetëm studion por edhe argëtohet njëkohësisht. Ne stimulojmë vazhdimisht punën krijuese të fëmijëve duke u bazuar në talentet e veçanta të tyre. (foto projektet)

*Organizimi i seancave të workshop-eve, shfaqjeve, konkurseve, projekteve si dhe programeve të ndryshme animative synon të përforcojë aftësitë e studentëve me teknika pjesëmarrëse dhe krijuese.(foto wisdom show)

*Klasat janë të gjitha të pajisura me support teknik të mjaftueshëm duke stimuluar dëgjimin me kaseta dhe CD si dhe duke përforcuar komunikimin interaktiv me DVD e Video.

Për të kontaktuar me ne mund të na gjeni në adresën:
Rruga e Barrikadave, Nr,139, (vila Petrela në krah të Gjimnazit Sami Frashëri) -Tiranë Shqipëri.
Tel: ++355 4 256 582
Tel/Fax: ++355 4 250 397
E-Mail: drejtori@wisdomedu.info | sekretari@wisdomedu.info
Shërbimi i sekretarisë është i hapur për rregjitstrime dhe informacione çdo ditë nga ora 9.00-19.30.