WISDOM DURRES
*Qendra e gjuhës Angleze WISDOM DURRËS u krijua në Durrës si degë e WISDOM Center TIRANË në Prill të 2002. Duke patur parasysh që Durrësi është qyteti i dytë për nga rëndësia pas Tiranës lindi nevoja e ndërtimit të këtij filiali për tu gjendur më pranë klientëve.

*Kjo Qendër që në fillimet e saj në qytetin e Durrësit është karakterizuar nga një seriozitet në të gjitha drejtimet, si në atë të mësimdhënies dhe në atë të bazës materiale, duke pasur si udhëheqëse Qendrën e gjuhës angleze WISDOM në Tiranë me përvojë disa vjeçare në këtë fushë.

*Në muajin tetor 2005 Qendra e gjuhës Angleze WISDOM DURRËS është transferuar në ambjente të reja e mjaft komode. Shkolla disponon mjetet më moderne të mësimdhënies. Klasat janë të pajisura me magnetofonë, kufje, televizorë, video dhe DVD Player.

*Gjithashtu ka edhe dy laboratorë kompjuterikë. Laboratori i parë përdoret për përvetësimin sa më të mirë të gjuhës angleze me anë të mësimit me CD ose DVD në grup, ndihmëse në programin bazë për të gjithë nivelet. Këto CD mund të punohen në mënyrë të pavarur nga cdo student i Qendrës në Laboratorin e dytë që emërtohet biblioteka kompjuterike.

*Wisdom Durrës gjatë këtyre 4 vjetëve ka pasur një frekuentim të kënaqshëm , ku një pjesë e mirë e studentëve kanë përfunduar nivele të larta të gjuhës angleze. Mjaft prej tyre kanë arritur në dhënien e provimit të TOEFL-it me rezultate pozitive.

*Në punën tonë disavjeçare do të theksonim rezultatet shumë të mira që kemi pasur me nivelet e fëmijëve mosha 8-14 vjeç. Rezultat ky i një bashkëpunimi të frytshëm midis stafit të shkollës sonë dhe prindërve , duke i mbajtur këta të fundit në kontakte të vazhdueshme për ecurinë e fëmijëve.

Për të kontaktuar me ne mund të na gjeni në adresën:
Rruga “Mujo Ulqinaku”, Lagjja Nr.5, përballë derës së parkut Sportiv.
Tel. +355 52 364 08
Shërbimi i sekretarisë është i hapur çdo ditë ora 9.00-19.30 për rregjistrime dhe informacion.
E-Mail: drejtori@wisdomedu.info | sekretari@wisdomedu.info