*Wisdom Elbasan ndodhet në
një nga lagjet më të vjetra e më
me traditë në qytetin e Elbasanit, Lagjja
Kala. Është e pajisur me një infrastrukturë
moderne me klasa të mëdha, me ndricim optimal,
si dhe një staf të kualifikuar e të përgatitur.
*Elbasani është një qytet me tradita
dhe si i tillë arsimi është një
prioritet i veçantë. Wisdom është
përpjekur t’i përshtatet karakteristikave
të zonës, dëshirës për studim
të njerëzve. Mund të themi me plot
gojën se jemi Institucion lider dhe i paarritshëm
qoftë në cilësi, në metodologji
didaktike dhe shërbime moderne e cilësore.
Stafi ynë është energjik e cilësor
i kualifikuar në Universitetin “Aleksandër
Xhuvani”.
*Motoja jonë: Nder me te miret te jemi lider.
Wisdom Elbasan është e vetmja shkollë
profesionale në të gjithë Qarkun e
Elbasanit që ofron teknologji dixhitale, mësim
me DVD, CD. Të gjitha klasat janë të
pajisura me kompjutera, DVD, dhe Video. Gjithashtu
disponojmë dy laboratorë kompjuterik për
mësimin në grup dhe individual.
*Kemi një bibliotekë moderne e të
pasur me literaturë alternative që shoqëron
metodën bazë. Materialet ofrohen edhe si
suporte plus gjatë programit mësimor por
edhe si opsione falas gjatë nivelit. Një
mori materialesh ofrohen me CD dhe DVD bashkëshoqëruese.
*Organizojmë shpesh programe të veçantë
animativë dhe plotësues me shfaqje, konkurse,
aktivitete argëtuese, drama, mbrëmje tematike
dhe diskutime të lira duke shfrytëzuar talentet
dhe aftësitë e studentëve tanë.
Kemi ndërtuar klasa animative për fëmijë
si dhe një organizim të përkryer të
metodologjisë si në aspektin konceptual
ashtu edhe në atë praktik e didaktik, në
përputhje me psikologjinë e moshës.
*Gjithashtu ne ofrojmë mbeshtetje plus në
programet e studentëve duke zgjeruar botëkuptimin,
duke rritur cilësinë si dhe duke siguruar
një guidë të thellë e interesante
në kulturën angleze dhe amerikane.
*Duke pasur parasysh karakteristikat e zonës
Wisdom Elbasan është përpjekur të
gjendet gjithnjë pranë klientëve duke
ofruar fleksibilitet në çmime. Gjithashtu
Wisdom Elbasan ofron ulje çmimi si dhe fleksibilitet
në orare për studentët që vijnë
nga fshatrat dhe rrethinat e Elbasanit, nga Librazhdi,
Përrenjasi, Gramshi dhe Cërriku duke pasur
parasysh largësinë gjeografike dhe kushtet
e vështira të transportit. Ju sigurojmë
se me ne do të jeni gjithmonë të kënaqur.
*Për t’u lidhur me ne mund të
kontaktoni në adresën:
Lagjja “Kala”,
Tel. 054 417 37
Tel./Fax. 054 417 36.
Shërbimi i sekretarisë është i hapur
për rregjistrime dhe informacione nga ora 9.00-19.30.
E-Mail:
drejtori@wisdomedu.info
|
sekretari@wisdomedu.info