WISDOM KOMBINAT
*Wisdom Kombinat ndodhet në Lagjen “Kombinat” në Tiranë. U ndërtua duke iu përshtatur nevojave të studentëve të cilët i kishin tepër larg shkollat e tjera. Ndodhet në qendër të Kombinatit dhe ofron një panoramë shërbimesh të njëjtë si në strukturë ashtu edhe në cilësi me shkollat simotra Wisdom.

*Edhe pse Wisdom Kombinat është një shkollë e re në moshë i ka të gjitha atributet e një shkolle lider për cilësi, korrektesë, seriozitet dhe shërbim të kulturuar. Ajo që ofrojmë është personifikim i përsosmërisë dhe një standarti unik.

*Në kurset tona përveç mësimit të një gjuhe të huaj ne synojmë të zgjerojmë botëkuptimin si dhe të sigurojmë një njohje interesante të kulturës angleze dhe amerikane si dhe kulturave të tjera duke plotësuar kuadrin e njohurive me informacion të pasur.

*Dëshira jonë për zhvillim na shtyn të gjendemi gjithmonë pranë kërkesave dhe nevojave tuaja duke ofruar shërbime cilësore në përputhje me karakteristikat e zonës së Kombinatit. Kështu çmimet tona janë të arsyeshme duke patur parasysh nivelin ekonomik të banorëve. Ju sigurojmë se do të ngeleni shumë të kënaqur.

*Për t’u lidhur me ne mund të na kontaktoni në adresën:
Rruga “Llazi Miho”, pranë tregut fruta perimeve.
Tel. +355 4 352 733.
Shërbimi i sekretarisë për rregjistrime dhe informacione është i hapur çdo ditë nga ora 9.00-19.30.
E-Mail: drejtori@wisdomedu.info | sekretari@wisdomedu.info