*Wisdom Lushnje u krijua si Institucion
në Prill 2004. Mbulon zonën e Lushnjes –
qytet, por tashmë ka degën e vet në Fier-Shegan
– komunë. Wisdom Lushnje u ndërtua për
të plotësuar nevojat e studentëve tanë
për kurse duke pasur parasysh largësinë
gjeografike nga qytetet si Tirana apo Durrësi.
*Wisdom Lushnje ka të njëjtat standarte
qoftë në cilësinë e shërbimeve
që ofron, në infrastrukturë, në
metoda si dhe në organizimin bazë me të
gjitha shkollat Wisdom. Është shkollë
e re në moshë por që tani ka dhënë
rezultate pozitive duke zgjeruar aktivitetin në
Fier-Shegan. Gjithashtu planifikohet të hapet
edhe një degë tjetër në Krutje
ku kërkesat janë të mëdha.
*Duke ofruar të njëjtën panoramë
shërbimesh dhe cilësie ne synojmë që
kudo klientët tanë të përfitojnë
maksimumin e mundshëm me kushtet më moderne.
*Stafi pedagogjik është i përgatitur
dhe i trajnuar paraprakisht në Qendrat Wisdom
Tiranë. Karakterizohet nga një përgjegjësi
e lartë dhe seriozitet duke respektuar nevojat
dhe kërkesat e studentëve tanë.
*Për t’u lidhur me ne mund të
na kontaktoni në adresën:
Wisdom Lushnje, pranë shkollës Mekanike.
Tel. +355 035 24 664
Shërbimi i sekretarisë për rregjistrime
dhe informacione është i hapur cdo ditë
nga ora 9.00-19.30.
E-Mail: drejtori@wisdomedu.info
| sekretari@wisdomedu.info